BURGJE DHE KAMPE INTERNIMI NË BASHKITË E SHQIPËRISË 1945-1990

Instituti i Studimeve Politike (ISP) po zbaton projektin “Memoria dhe harta digitale e vendeve të kujtesës në Shqipëri”, mbështetur nga Ministria e Jashtme e Republikës së Çekisë në kuadër të programit TRANSITION.

Qëllimi i projektit mbi vendet e kujtesës është për të krijuar hartë digitale, përmes të cilës çdo qytetar, sidomos të rinjtë të qytetarët e huaj, të njihen me informacionet kryesore mbi vendet kryesore të kujtesës në Shqipëri. Përdorimi i teknologjive të reja të komunikimit na nxit të iniciojmë një formë të re komunikimi interaktiv, përmes të cilës, të rinjtë dhe qytetarët informohen në çdo kohë me vendet e kujtesës dhe historinë e tyre të treguara nga vetë të rinjtë. Të dhënat shoqërohen në formë vizive, në formë të përshkruar dhe në raste të veçanta edhe në formë ilustrative.

The project on memory locations aims to create a digital map, through which every citizen, especially young people, and foreign citizens, can get acquainted with the main information on the main remembrance locations in Albania. The use of new communication technologies prompts us to initiate a new form of interactive communication, through which young people and the general public gets information anytime from this remembrance locations and their history told by the young people themselves. The data are accompanied in visual form, in descriptive form, and on special cases also in illustrative form.

Ekipi realizues:

Drejtues i projektit: Afrim Krasniqi

Eksperte e projektit: Admirina Peçi